Çfarë bëjmë
Ne punojmë mbi filozofinë e ekonomisë qarkore: i japim jetë të re tekstileve dhe produkteve të pambaruara që mbeten stok në magazinat e fasonerive dhe prodhuesve vendas. Në vend që të mbeten të pashfrytëzuara, këto materiale transformohen në veshje dhe aksesorë praktikë, estetikë dhe të qëndrueshëm. Klientët tanë mund t’i marrin produktet ashtu siç janë ose t’i personalizojnë me logon, firmën ose elementet e tyre identitare përmes qëndisjes industriale.