WhatsApp

KUSHTET E RIMBURSIMIT – VISH UNIK

Këto kushte rregullojnë mënyrën e rimbursimit për blerjet e kryera në platformën e-commerce të VISH Unik. Politika është në përputhje me Ligjin Nr. 9902/2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, i ndryshuar, dhe legjislacionin për tregtinë elektronike në Republikën e Shqipërisë.

1. PRODUKTET STANDARD

Për produktet standarde (të gatshme, jo të personalizuara), rimbursimi mund të kërkohet brenda 14 ditëve nga marrja e porosisë, me kusht që:

  • Produkti të jetë i papërdorur
  • Të jetë në gjendje të përsosur
  • Të ketë etiketat dhe paketimin origjinal
  • Të mos ketë shenja konsumimi ose dëmtimi
  • Pas pranimit të produktit të kthyer, rimbursimi përpunohet brenda 14 ditëve në të njëjtin instrument pagese që është përdorur gjatë porosisë.

2. PRODUKTET E PERSONALIZUARA

Produktet e personalizuara NUK mund të rimbursohen dhe NUK mund të kthehen, sipas nenit përjashtues të Ligjit “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, pasi krijohen posaçërisht sipas kërkesës së klientit (emër, iniciale, dizajn, ngjyrë, madhësi specifike, etj.).

Rimbursimi është i mundur vetëm në rast:

  • defekt prodhimi,
  • dërgimi i produktit të gabuar,
  • dëmtimi të produktit gjatë transportit.

Në raste të tilla, prodhimi i personalizuar zëvendësohet me të njëjtin model dhe të njëjtat specifikime të miratuara nga klienti.

3. PROCEDURA E KËRKESËS PËR RIMBURSIM

Për të kërkuar rimbursim, klienti duhet:

  • Të njoftojë VISH Unik brenda 48 orëve nga marrja e produktit në rast defekti, dëmtimi ose dërgimi të gabuar.
  • Të dërgojë foto të qarta të produktit dhe paketimit.
  • Të presë verifikimin nga ekipi i cilësisë.

Për produktet standarde pa defekt, kërkesa e rimbursimit brenda 14 ditëve pranohet pa foto, por kërkohet që artikulli të dërgohet i papërdorur dhe në gjendje të rregullt.

4. KOSTOT E KTHIMIT

  • Në rast defekti, dëmtimi ose dërgimi të gabuar, VISH Unik mbulon të gjitha kostot e kthimit/dërgimit.
  • Për kthime vullnetare të produkteve standarde brenda 14 ditëve, kostoja e transportit të kthimit mbulohet nga klienti.

5. MËNYRA E RIMBURSIMIT

Rimbursimi kryhet vetëm pasi produkti të jetë pranuar fizikisht nga VISH Unik (për produktet standarde), ose pas verifikimit të dokumentuar të defektit në rastet e produkteve të personalizuara.

Rimbursimi procesohen si vijon:

  • Pagesë me kartë: rimbursim në kartë
  • Transfertë bankare: rimbursim në të njëjtën llogari bankare
  • Pagesë në dorëzim: rimbursim përmes transfertës bankare brenda 14 ditëve

6. PRODUKTET QË NUK PRANOJNE RIMBURSIM

Nuk pranohen për rimbursim:

  • Produkte të personalizuara pa defekt
  • Produkte të përdorura
  • Produkte pa etiketat origjinale
  • Produkte të dëmtuara nga keqpërdorimi
  • Produkte të kthyer jashtë afateve të përcaktuara

Your Shopping cart

Close