WhatsApp

TERMAT DHE KUSHTET E BLERJES – VISH UNIK

Mirë se vini në platformën e-commerce të VISH Unik. Ju lutemi lexoni me kujdes Termat dhe Kushtet e Blerjes para se të kryeni një porosi. Duke bërë një blerje në këtë faqe, ju pranoni këto kushte.

Operatori i faqes:

VISH Unik sh.p.k

NIPT: M52311023I

Adresa: Rr. E Kavajës, Tiranë, Shqipëri

Email: [email protected]

Telefon: +355675222111

Këto Kushte rregullojnë marrëdhënien midis VISH Unik dhe blerësve në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me:

• Ligjin Nr. 9902/2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, i ndryshuar

• Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”

• Legjislacionin mbi shitjet online dhe tregtinë elektronike

2. Produktet dhe Personalizimi

VISH Unik ofron:

• produkte standarde (veshje të gatshme),

• produkte të personalizuara me qendisje sipas kërkesës së klientit.

2.1. Produktet e personalizuara

Produkt i personalizuar konsiderohet çdo artikull i ndryshuar sipas kërkesës së klientit (emër, iniciale, dizajn, ngjyra, madhësi specifike etj.).

Këto produkte NUK mund të kthehen ose rimbursohen, sipas nenit përjashtues të të drejtës së tërheqjes të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, pasi realizohen posaçërisht për porositë individuale.

VISH Unik do të dërgojë përpara prodhimit një preview/provim dizajni, në cdo blerje të personalizuar.

3. Procesi i Blerjes

1. Klienti zgjedh produktin dhe personalizimin.

2. Kryen pagesën në rastet e pagesës me kartë ose transfertë bankare.

3. VISH Unik konfirmon porosinë me email ku përfshihet dhe foto se si do duket produkti përfundimtar I zgjedhur nga klienti.

4. Për produktet e personalizuara, nis prodhimi vetëm pas konfirmimit të preview dhe pagesës në rastet e pagesës me kartë ose transfertë bankare.

4. Çmimet dhe Pagesat

• Të gjitha çmimet janë në Lekë (ALL) dhe përfshijnë TVSH.

• Metodat e pagesës:

• Kartë bankare

• Transfertë bankare

• Me dorëzim

Në rast gabimeve teknike në çmime ose informacion, VISH Unik rezervon të drejtën t’i korrigjojë ato dhe të njoftojë klientin.

5. Koha e Prodhimit dhe Dërgesa

• Produktet standarde dërgohen brenda 1–3 ditësh pune.

• Produktet e personalizuara prodhohen zakonisht brenda 3–7 ditësh pune, por afati mund të ndryshojë sipas kompleksitetit.

Dërgesat kryhen përmes operatorëve të licencuar lokalë të shpërndarjes.

6. E Drejta e Tërheqjes (Anullimi)

6.1. Produktet standarde

Konsumatori ka të drejtë të tërhiqet brenda 14 ditëve nga marrja e produktit, pa dhënë arsye.

Produktet duhet të jenë:

• të papërdorura,

• në gjendje të përsosur,

• me etiketat origjinale.

6.2. Produktet e personalizuara

❗ Të drejtë tërheqjeje NUK ka, pasi prodhimi fillon sipas specifikimeve të klientit.

Anullimi është i mundur vetëm para se të konfirmojë preview përfundimtar qe do i vijë me e-mail.

7. Kthimi dhe Rimbursimi

Kthimet pranohen vetëm për:

• dërgim të gabuar,

• defekt prodhimi,

• dëmtim gjatë transportit.

Në raste të tilla:

• klienti duhet të njoftojë brenda 48 orëve,

• të dërgojë foto të qarta të produktit,

• VISH Unik organizon zëvendësimin ose rimbursimin.

Rimbursimi kryhet brenda 14 ditëve nga miratimi i kërkesës.

8. Përgjegjësitë e Klientit

Klienti është përgjegjës për:

• dhënien e të dhënave të sakta të personalizimit,

• adresën e saktë të dërgesës,

• mbrojtjen e llogarisë së tij në platformë.

VISH Unik nuk mban përgjegjësi për porosi të humbura për shkak të informacionit të pasaktë.

9. Mbrojtja e të Dhënave Personale (GDPR / Ligji Shqiptar për DP)

Të dhënat personale përdoren vetëm për:

• përpunimin e porosisë,

• logjistikën e dërgesave,

• komunikimin me klientin.

Nuk shpërndahen te palë të treta për marketing pa pëlqimin e konsumatorit.

10. Pronësia Intelektuale

Të gjitha dizajnet, qendisjet, grafikat, fotografitë dhe përmbajtjet e faqes janë pronë e VISH Unik dhe nuk mund të kopjohen ose ripërdoren pa leje me shkrim.

VISH Unik nuk përdor, nuk përpunon dhe nuk prodhon produkte me foto, logo, marka tregtare ose elementë të tjerë të mbrojtur ligjërisht, pa miratimin e qartë dhe me shkrim të zotëruesit të të drejtave. Çdo material i tillë duhet të dorëzohet nga klienti me garancinë se ai/ajo ka të drejtat përkatëse të përdorimit.

11. Forca Madhore

VISH Unik nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit të tij (goditje natyrore, bllokime transporti, ndërprerje energjie, etj.).

12. Ligji i Zbatueshëm dhe Juridiksioni

Këto kushte rregullohen nga legjislacioni shqiptar.

Çdo mosmarrëveshje i nënshtrohet gjykatave të Republikës së Shqipërisë.

Your Shopping cart

Close